Apartment 137.86m² for sale in e Spitalit

Ofrohet for sale banesa me sipërfaqe banimi 137.86m², me lokacion në Lagjjen e Spitalit, në Rrugën "Holger Petersen", në kompleksin VA Residence 8, ndërtim nga Vëllezërit Asllani. Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, tualet, depo dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike. Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 10,000€. neighborhood e Spitalit është një zonë e qetë dhe shumë e kërkuar, e njohur për afërsinë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet shëndetësore kryesore. Zona është e mirëorganizuar dhe e lidhur me rrugë kryesore dhe transport urban. *Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet gjatë vitit 2028.