Apartment 109m² for sale in Emshir

Ofrohet for sale banesa me sipërfaqe 109m², me lokacion në Emshir, në Rrugën "Dervish Hima", në kompleksin Ylli, ndërtim nga Bashkimi Project. Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, një tualet, depo dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike. Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh. neighborhood Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve. *Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në fund të vitit 2026.