Apartment 220.2m² for sale in Prishtina e Re

Ofrohet for sale banesa me sipërfaqe 220.2m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Nekibe Klemendi”, në kompleksin International Residence, Objekti 7. Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, dy banjo, tualet, depo dhe dy ballkone. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike. Kompleksi ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh. Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe investime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.