
Apartment 145m² for sale in Bregun e Diellit
Ofrohet for sale banesa me sipërfaqe 145m², me lokacion në Bregun e Diellit, në Rrugën "Ilir Durmishi", te Banesat e Kuqe. Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe me dru, është e pajisur me tre kondicionerë dhe ofron hapësirë për vendparkim. Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.