Apartment 130m² for sale in Prishtina e Re

Ofrohet for sale banesa me sipërfaqe 130m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Malësia Residence. Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet, depo dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike. Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë dhe depo. Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.