Apartment 148.68m² for sale in Prishtina e Re

Ofrohet for sale banesa me sipërfaqe 148.68m², me lokacion te Prishtina e Re, në Rrugën “Behar Begolli”, në kompleksin Linda Premium Residence, ndërtim nga AL Trade. Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, tualet, depo dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner. Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron një garazh dhe depo të përfshirë në çmim. Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.