
Apartment 137.57m² for sale in Emshir
Ofrohen for sale dy banesa të metrazhës së njejtë, secila me sipërfaqe 137.57m², me lokacion në Emshir, në Rrugën "Pajazit Ahmeti", në kompleksin Mercom Invest, ndërtim nga Mercom Company. Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike. Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. neighborhood Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve. *Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në fund të vitit 2026 dhe çmimi i shfaqur përcaktohet vetëm për njërën apartment.